Mitrovicë: U shënua 15 vjetori i veprimtarisë së USAID-it

Lajme

Mitrovicë: U shënua 15 vjetori i veprimtarisë së USAID-it

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 18:03

Me aktivitete të ndryshme, të enjten në Mitrovicë është shënuar 15 vjetori i fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së USAID-it në këtë qytet, me ç’rast në sheshin kryesor janë vendosur stendat, ku qytetarët janë informuar për programet dhe projektet që i ka realizuar dhe vazhdon t`i realizoj USAID-i në komunën e Mitrovicës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, Kris Edvards, së bashku me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, kanë përcjellë nga afër edhe materialet e paraqitura për punën që ka bërë dhe që po bënë USAID-i në sektorin e drejtësisë, sundimit të ligjit, pjesëmarrjes në vendimmarrje, përkrahjen e arsimit, veçanërisht atë profesional, ngritjen e kapaciteteve bujqësor etj.

Edvards tha se qe 15 vite, USAID-i ka qenë një nga donatorët më të rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, e në veçanti të Mitrovicës. Sipas tij, edhe në të ardhmen nuk do të mungoj mbështetja e USAID- it. Ai tha se në Kosovë, që nga paslufta e këtej, janë investuar 800 milionë euro, duke përmendur arsimin dhe sundimin ligjit, dy nga fushat kryesore ku USAID-i është i përkushtuar të ndihmoj Kosovën.

“USAID-i vazhdon të jetë mbështetës kryesor n� � shumë fusha. Deri më tani është bërë shumë, por mbetet edhe shumë për tu bërë. Tri fushat kryesore të cilat ne i mbështesim janë arsimi, sektori privat dhe sundimi i ligjit. Ne po ashtu në kuadër të transformimit të lidershipit kemi edhe bursat për studime. Këtë vit janë 15 studentë që do të vazhdojnë studimet master në SHBA, ndërsa tre prej tyre janë nga Mitrovica”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vlerësuar lart ndihmën e USADI-t dhënë popullit të Kosovës, e veçanërisht qytetit të Mitrovicës. Bahtiri tha se shpreson që programet e ndryshme të vazhdojnë të implementohen edhe në të ardhmen në Mitrovicë.

“15 vjetori i partneritetit për ndryshime në Kosovë, ka sjellur rezultate inkurajuese në shumë fusha, pasi USAD-i ka qenë ndër donatorët e parë në Kosovë dhe vazhdon aktualisht të mbetet një prej donatorëve më me rëndësi”, tha Bahtiri.

Kris Edvards dh e kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kanë vizituar Qendrën për Aftësimin Profesional dhe Klasën e shekullit 21 e cila është financuar nga USAID-i, ku nga drejtoresha e shkollës SanijeRaifi, janë njoftuar me procesin arsimor që zhvillohet në këtë qendër. Drejtoresha Raifi ka falënderuar USAIDI-in për këtë ndihmë, që sipas saj ndikon në rritjen e njohurive të nxënësve.

Më pastaj ata kanë vizituar edhe serrën “Agro-Sera” në Shipol, në të cilën ka investuar USAID-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat