Edhe në Mitrovicë u shënua 15 vjetori i veprimtarisë së USAID-it

Lajme

Edhe në Mitrovicë u shënua 15 vjetori i veprimtarisë së USAID-it

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:03

Me aktivitete të ndryshme, në Mitrovicë është shënuar 15 vjetori i fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së USAID-it në këtë qytet. Në sheshin kryesor të qytetit janë vendosur stendat, ku qytetarët mund të informohet më gjerësisht për programet dhe projektet që i ka realizuar dhe vazhdon t`i realizoj USAID-i në Komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, Kris Edvards, së bashku me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, kanë përcjellë nga afër edhe materialet e paraqitura për punën që ka bërë dhe që po bënë USAID-i në sektorin e drejtësisë, sundimit të ligjit, pjesëmarrjes në vendimmarrje, përkrahjen e arsimit, veçanërisht atë profesional, ngritjen e kapaciteteve bujqësor etj.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, Kris Edvards tha se qe 15 vite, USAID-i ka qenë një nga donatorët më të rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, e në veçanti të Mitrovicës. Sipas tij, edhe në të ardhmen nuk do të mungoj mbështetja e USAID- it. Ai tha se në Kosovë, që nga paslufta e këtej, janë investuar 800 milionë euro. Ai ka përmendur si arsimin dhe sundimin ligjit, dy nga fushat kryesore ku USAID-i është i përkushtuar të ndihmoj Kosovën.

“USAID-i vazhdon të jetë mbështetës kryesor në shumë fusha. Deri më tani është bërë shumë, por mbetet edhe shumë për tu bërë. Tri fushat kryesore të cilat ne i mbështesim janë arsimi, sektori privat dhe sundimi I ligjit. Ne po ashtu në kuadër të transformimit të lidershipit kemi edhe bursat për studime. Këtë vit janë 15 studentë që do të vazhdojnë studimet mastër në SHBA, ndërsa tre prej tyre janë nga Mitrovica”, tha ai.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vlerësuar lart ndihmën e USADI-t dhënë popullit të Kosovës, e veçanërisht qytetit të Mitrovicës. Bahtiri tha se shpreson që programet e ndryshme të vazhdojnë të implementohen edhe në të ardhmen në Mitrovicë. “15 vjetori i partneritetit për ndryshime në Kosovë, ka sjell rezultate inkurajuese në shumë fusha, pasi USAD-i ka qenë ndër donatorët e parë në Kosovë dhe vazhdon aktualisht të mbetet një prej donatorëve më me rëndësi”, tha kryetari Bahtiri.

Kris Edvards dhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kanë vizituar Qendrën për Aftësimin Profesional dhe Klasën e shekullit 21 e cila është financuar nga USAID-i, ku nga drejtoresha e shkollës, Sanije Raifi janë njoftuar me procesin arsimor që zhvillohet në këtë qendër. Drejtoresha Raifi ka falënderuar USAIDI-in për këtë ndihmë, që sipas saj ndikon në rritjen e njohurive të nxënësve.

Më pastaj ata kanë vizituar edhe serrën “Agro-Sera” në Shipol, në të cilën ka investuar USAID-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat