Gjakova përfituese e projektit të antikorrupsion

Lajme

Gjakova përfituese e projektit të antikorrupsion

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 15:24

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari- Lila, me përfaqësuesin UNDP-is, Andrew Russell ka nënshkruar memorandumin për programin anti -korrupsion. Projekti në fjalë është mirëpritur nga e para e komunës Kusari-Lila, e cila ka thënë se “zotimet tona që të çrrenjosim korrupsionin, ka ndikuar dhe ka joshë mbështetjen e UNDP-is që Gjakova të jetë përfituese e këtij projekti, e dyta në Kosovë, pas Prishtinës.
Kryetarja Kusar- Lila, ka thënë se ky është projekti i tret me radhë që Gjakova ka përfituar, brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe projektet e fituara pa dyshim se në Komunën e Gjakovës, do të rezultojnë në ngritjen e nivelit të shërbimeve, fondin e kuadrove, rritjen e transparencës, rritjen e ritregimeve sociale, qëndrueshmërinë ekonomike e tjera”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkohë shefi I UNDP-së në Kosovë Andreë Russell, ka thënë se ne jemi këtu për të ndijuar në realizimin e objektivat që ka caktuar komuna lidhur me ngritjen e nivelit të jetës së qytetarëve, të parandalimit të aktiviteteve korruptive, dhe jemi të bindur që ky projekt në komunën e Gjakovës do të ketë sukses.

“E përgëzoj kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila për guximin që ka marrë në implementimin e këtij projekti- Programin antikorrupsion", ka thënë Russell.

Tutje ka thënë Russell “Programet Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, kanë për qëllim, çrrënjosjen e varfërisë dhe pabarazisë sociale, dhe bashkërisht me liderët e komunave të implementojmë projekte edhe të natyrave tjera që do të jenë në të mirë të qytetarëve sidomos në uljen e shkallës së korrupsionit, që fatkeqësisht Kosova është në një shkalla mjaftë të ulët”, ka thënë Russell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat