Pas presionit publik edhe zyrtarisht anulohet tenderi i Dezinsektimit në Gjilan

Lajme

Pas presionit publik edhe zyrtarisht anulohet tenderi i Dezinsektimit në Gjilan

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 22:29

Komuna e Gjilanit pas presionit publik për rritje enorme prej 700% të shpenzimeve për dezinsektimin e qytetit dhe pas dërgimit në prokurori të këtij rasti, dje edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin me nr.prok. Gi651 140 472 21, e cila është publikuar zyrtarisht sot në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thotë Riad Rashiti.
Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së tha se arsyetimi zyrtar i komunë së Gjilanit për anulimin e këtij tenderi është kështu, e theksuar si te pika; IV.3) Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Çmimi enorm i lartë dhe mos disponimi i mjeteve buxhetore për këtë aktivitet me çmim kaq të kushtueshëm.

Ky tender ishte dhënë në vlerë prej 160 mijë euro për kontratë kornizë për tri vite, e që në krahasim me vitet e kaluara kishte rritje të jashtëzakonshme, për të cilën është kërkuar të hetohet edhe nga prokuroria.

Këshilltari Komunal nga PDK Riad Rashiti, e kishte ngritur fillimisht këtë çështje duke e theksuar se kemi të bëjmë me një rritje të pajustifikueshme të këtij projekti, ndërkohë me këtë ishte pajtuar edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili në seancën e Kuvendit Komunal kishte deklaruar se ai ka kërkuar të hetohet ky rast.

Mirëpo, Këshilltarët e PDK-së nuk kanë pritur kryetarin ta realizojë hetimin e premtuar, por këtë rast si dhe dy raste të tjera të tenderave, i kanë dërguar në prokurorinë themelore për tu hetuar si lëndë për të cilat dyshohet se ka shkelje ligjore duke i konsideruar edhe si vepra penale.

Ndërkohë kishte akuza nga ana e kryetarit të komunës se PDK po shpif për këto akuza, e që në realitet e kishte pranuar edhe vet ai, ky është vetëm njëri nga tre tenderët që është kërkuar të hetohet dhe i cili po del se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorime për të cilat duhet të vërtetohen nga institucioni i prokurorisë ka thënë Rashiti.

Kjo më së miri e dëshmon se a kemi shpifur ne, për këto raste, apo po mundohet me çdo kusht t`i mbulojë kryetari i komunës dhe qeverisja lokale. Në ditët në vijim presim do të shohim edhe rezultatet e reja për dy rastet e tjera për të cilat sigurisht se do t`i trajtojë shumë seriozisht prokuroria themelore e Gjilanit tha Rashiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat