Gjilani bëhet me shteg për biçikleta

Lajme

Gjilani bëhet me shteg për biçikleta

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 14:02

Në rrugën “Halim Orana” dhe në atë “Fehmi Agani” në lagjen “Dardania II” në Komunën e Gjilanit është ndërtuar rruga me të gjitha elementet përcjellëse, madje me shteg edhe për biçikleta.

Për të parë nga afër realizimin e punimeve ka dalë në vendin e ngjarjes drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili potencoi se ky është trend i ri i kohës moderne, ndërsa ka dy përfitime për qytetarët: iu mundëson biçiklistëve të lëvizin në mënyrë të barabartë me automjetet në trafik dhe ndikohet në mbrojtjen e ambientit.

“Në kuadër të projektit të shenjëzimit horizontal të rrugëve, sektori përkatës i ka kryer këto punë që janë vërtet jo vetëm të bukura për t’i parë, por janë edhe shumë praktike për t’ju mundësuar qasje të barabartë në komunikacion edhe biçiklistëve. Në aspektin teknik po e shohim për herë të parë dhe ky proces do të vazhdoj të implementohet në ato aty ku ka mundësi teknike. Ky është një trend i ri, në përputhje me kërkesat e kohës moderne për t’iu mundësuar qytetarëve që më tepër të lëvizin me biçikleta se sa m e automjete, për shkak të faktorëve që ndikojnë në mbrojtjen e ambientit”, tha Haziri.

Komuna e Gjilanit ka premtuar do të vazhdoj ndërtimin e rrugëve tjera të qytetit dhe në fshatra, duke iu mundësuar qytetarëve jetesë të dinjitetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat