Kalueshmëria e “Provimit të Maturës 2014”, 52.5 për qind

Lajme

Kalueshmëria e “Provimit të Maturës 2014”, 52.5 për qind

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:40

Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, në konferencën me gazetarë ka bërë të ditur rezultatet e kalueshmërisë së Provimit të Maturës 2014.

Zv/ministri Mustafa, me këtë rast ka bërë të ditur se këtë vit Provimit të Maturës i janë nënshtruar 42. 052 maturantë, ku prej tyre sukses pozitiv kanë arritur 21. 918 ose 52. 5 përqind maturantë, të cilët i janë nënshkruar provimit në gjuhën shqipe, 34. 6 për qind maturantë nga komuniteti boshnjak dhe 51. 1 për qind maturantë nga komuniteti turk.
Zëvendësministri Mustafa me këtë rast ka falënderuar përfaqëuesit e Universiteteve Publike, të cilët kanë ndihmuar që bashkërisht të organizohet një proces i mirë, si dhe përfaqësuesit e mediave të cilët kanë pasur një pasqyrim korrekt të ecurisë së provimit.
Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se, Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim sot kanë bërë një kallëzim penal për të gjithë qytetartë e Republikës së Kosovës të cilët kanë ndërhyrë në proces duke komunikuar ose duke tentuar të që komunikojnë përmes rrjeteve sociale, në të cilin ajnë 160 emra të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat