Mbi 119 mijë lëndë të paekzekutuara në gjykata

Lajme

Mbi 119 mijë lëndë të paekzekutuara në gjykata

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 09:42

Fiks 119 mijë e 513 lëndë të paekzekutuara flenë në gjykatat e Kosovës. 104 mijë e 184 janë nga fusha civile, 15 mijë e 329 janë nga ajo penale. Numri më i madh i tyre nuk është në Prishtinë, por në Prizren, i ndjekur nga Gjilani e Peja.

Ky numër lëndësh nuk po e frikëson kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci. 800 mijë të tilla thotë se i ka Maqedonia. Shumicën e këtyre lëndëve, sipas Pecit, e përbëjnë borxhet e qytetarëve ndaj KEK-ut, ujësjellësit e kompanive të pastrimit.

Në mesin e lëndëve të paekzekutuara është edhe ajo e Alinexhat Zeqirit, Abdulxhemi Zeqirit dhe Samet Ramadanit. Pronën e tyre prej 254 metrash katrorë e mban Behxhet Makolli qe 13 vjet. Lokali i tyre gjendet përballë hotelit “Grand” dhe njihet si “Bulevardi”, shkruan koha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat