Hapet Universiteti Veror në Prishtinë

Lajme

Hapet Universiteti Veror në Prishtinë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 23:24

Në Qendrën e Studentëve, në amfiteatrin e ndërtuar së fundi në ambient të hapur, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Anton Berisha, në një ceremoni solemne ka hapur punimet për Universitetin Veror Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Sipas Berishës organizatorët dhe pjesëmarrësit do t’i japin peshë shkencërisht edhe një ton ndërkombëtarizimi.

“Mesazhi i qëndrimit të gjithë atyre që kanë ardhë këtu si studentë, si profesorë, kur të kthehen le të përcjellin që Kosova është e hapur që Kosova është një shtet i organizuar, në Kosovë ka edhe liri të lëvizjes, dhe nuk ka absolutisht asnjë nevojë që të ketë frikë, përkundrazi”, shprehet rektori Berisha.

Një falënderim “për sakrifikim të verës” për ngritje akademike të të rinjve pjesëmarrës në këtë Universitet ju bëri edhe zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes, duke treguar para tyre ngritjet e saj akademike në universitetet e ndryshme të botës.

“Unë e kam një mesazh për juve studentë ndërkombëtarë, Kosova ka nevojë për më shumë njohje kështu që ju lutem bëhuni lobues për njohje të Kosovës”, kërkoi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Drita Kadriu, këshilltare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë deklaron se ky Universitet ka krijuar qëndrueshmëri të projektit dhe si Ministri do të ofrojnë përkrahjen për të vazhduar, dhe se e sjellë Kosovën në pozicionin e integrimeve evropiane, edhe përmes zhvillimeve intelektuale.

Studentët pjesëmarrës vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, të cilët do të marrin pjesë në Seminare të ndryshme që do të ligjërohen nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe shumë aktivitete rekreative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat