Sot përsëritet testi i maturës

Lajme

Sot përsëritet testi i maturës

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 10:10

Do të përsëritet sot pjesa e parë e testit të maturës, për maturantët të cilët me datën 14 qershor i janë nënshtruar testimit në Qendrat e testimit në Gjilan me numër 8, 13, 22, në Skenderaj- qendra numër 2, Lipjan-qendrat numër 13 dhe 15.
Maturantët, të cilët pjesës së parë të testit (Gjuhë amtare, Matematikë dhe Gjuhë Angleze), i ishin nënshtruar në këto shtatë qendra, kësaj radhe janë riorganizuar në 19 qendra.

Për këto qendra, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), mori vendim ditë më parë që të anulohen rezultatet e testit, pasi që gjatë këtij procesi ishin raportuar parregullsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat