Prishtina teston sot alarmin publik

Lajme

Prishtina teston sot alarmin publik

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 08:20

Qytetarët e Prishtinës, sot, në ora 13:10, do të dëgjojnë dy alarme të sistemit të Alarmimit Publik, të cilat do të jenë test me qëllim të njoftimit të qytetarëve se si duhet vepruar në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Me këtë rast do të simulohet “Alarmimi në raste të fatkeqësive natyrore”, me kohëzgjatje prej 60 sekondave. Pas alarmit të parë, pason edhe alarmi i dytë i njëtrajtshëm, në kohëzgjatje prej 60 sekondave, i cili do të sinjalizon përfundimin e testimit të sistemit të alarmimit.

Sistemi i Alarmimit Publik do të testohet në ora 13:15, në mënyrë që të mos pengohen ritet fetare.

Sipas komunës së Prishtinës, qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen me rastin e dëgjimit të alarmit, pasi që kjo do të jetë vetëm test.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat