Leonora merr pasaportë kroate, shpejt mund të kthehet në Francë

Lajme

Leonora merr pasaportë kroate, shpejt mund të kthehet në Francë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 00:20

Një vajzë rome që deportimi i saj nga Franca ngjalli reagime të ashpra, ka arritur në Kroaci ku i janë siguruar dokumente të reja të udhëtimit, ka konfirmuar babai i saj.
Leonora Dibrani, nëna Xhemila dhe tre vëllezërit e saj ishin duke qëndruar në fshatin Sesak të Kroacisë së bashku me axhën e tyre, i ka thënë AFP’së Resat Dibrani.

“Kam folur me ta, janë të lumtur por pak të shqetësuar për mua”, ka thënë ai, duke shtuar se disa anëtarë të familjes kanë siguruar dokumente udhëtimi nga ambasada kroate në Prishtinë.

Dibrani ishte kryeartikulli i mediave në Francë, kur ishte raportuar se 15 vjeçja ishte deportuar derisa ishte në një udhëtim shkollor.

E pajisur me pasaportë kroate, Dibrani mund të kthehet shpejt në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat