Diplomoi gjenerata e gjashtë e kadetëve të FSK-së

Lajme

Diplomoi gjenerata e gjashtë e kadetëve të FSK-së

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:58

Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot iu shtuan edhe 5 oficerë të rinjë, pra diplomuan 5 kadet të FSK-së, me këtë rast në repartet e Kazermes “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stervitjes(KDS), në Ferizaj, u mbajt ceremonia solemne me rastin e diplomimit të kadetëve të gjaneratës 2014, të FSK-së.

Në ceremonin solemne të certifikimit ishin të pranishëm; ministri në detyrë i FSK-së, Agim Çeku, ministri në detyrë i ministrisë të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministri në detyrë i FSK-së, Bejtush Gashi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral major Rrahman Rama, gjeneralët Nazmi Brahimaj, Zymer Halimi, Enver Cikaqi, si dhe Shkelzen Sylaj, sekretar i përgjithëshëm i MFSK-së, etj.

Atifete Jahjaga, presidentja e Republikës së Kosovës,nëpërmjet një letre dërguar komandantit të FSK-së, ka përshendetur të arriturat e FSK-së, e me këtë rast diplomimin e kadetëve të gjeneratës së gjashtë, të cilët sot u diplomuan. Ajo më tutje në letër kishte shkruar se FSK-ja na bën krenar, dhe ne jemi të bindur dhe të vendosur që ta mbështesim dhe ngrisim me standarte të NATO-s.

Në fund Presidentja Jahjaga përgëzoi FSK-në për të arriturat dhe njikohësisht oficerët e rinjë, që tani e tutje do ti shërmbejnë vendit dhe sigurisë së tij.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati u shpreh se ndjehet tejet i lumtur dhe njikohësisht krenar për faktin se tani më Qendra për Studime Universitare(QSU) ka krijuar traditën e përgatitjes së oficerëve dhe se oficerët e rinjë, të edukuar dhe të ngritur profesionalisht do ti bashkohen trupës së oficerëve të FSK-së, për të mbajtur dhe zhvilluar edhe më tutje gatishmerinë operacionale të FSK-së.

Më tej gjeneral Kastrati tha se pret nga oficerët e rinjë që të jenë shembull gjatë sherbimit, që të jenë të devotshëm ndaj detyrës dhe misionit.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, foli edhe gjeneral brigade Steven Altnan, përfaqësues i Gardës Kombëtare e Aiovës( FSK është në partneritet me Gardën Kombëtare të Aiovës që nga viti 2011).

Gjenerali Altnan i përgëzoi kadetët për angazhimin e tyre gjatë shkollimit katër vjeçar si dhe iu dëshiroi shëndet e suksese në karrierën e tyre ushtarake. Gjithashu gjenerali Altnan u shpreh i lumtur që FSK po ecën drejt zhvillimit të shpejt dhe të sigurtë.

Pas leximit të urdhërit për gradim, me të cilin 5 kadetët e FSK-së u graduan me gradën e parë të oficerit atë të nëntogerit, u bë edhe ndarja e certifikatave të cilat oficerëve të rinjë ua ndanë; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KDS-së, gjeneral bigade Enver Cikaqi dhe komandanti i QSU-së, kapiten Avni Kiqina.

Gjithashtu, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral major Rrahman Rama i dorëzoi nëntoger Ismail Hoxhës, çmimin “Kadeti më i mirë i gjeneratës 2014”.

Të pesë nëntogerët e FSK-së që sot u diplomuan kanë mbaruar studimet në Qendrën për Studime Universitare dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës. Ata sot u graduan dhe u janë caktuar detyrat të cilat do ti kryejnë në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat