Jusuf Thaçi jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit në Prishtinë

Lajme

Jusuf Thaçi jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit në Prishtinë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 10:51

Njëri prej drejtorëve që ka punuar më së shumti në Komunën e Prishtinës po jep dorëheqje nga kjo pozitë. Ajo po e arsyeton largimin me një marrëveshje me Kryetarin Shpend Ahmeti që këtë pozita ta mbajë vetëm gjatë periudhës së tranzicionit .

Sidoqoftë, Thaçi gjatë kësaj periudhe ka arritur të vendos rregull në punësimet e mësimdhënëse dhe kishte premtuar se nuk do të lejonte asnjë nxënës më shumë nëpër klasat e shkollave të mesme më shumë se sa lejohet me ligj.

Thaçi nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se ka kërkuar nga Shpend Ahmeti të lirohet nga pozita e Drejtorit të Arsimit.

“Unë tashmë kam kërkuar nga kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, që të lirohem nga detyra e drejtorit të arsimit të kësaj komune, meqë sipas marrëveshjes besoj që faza e tranzicionit ka përfunduar me sukses në këtë drejtori, ndërsa unë kam shumë obligime të tjera personale e profesionale”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka premtuar se të gjitha detajet tjera do t’i tregojë në një konferencë të përbashkët me Kryetarin Ahmeti, i cili aktualisht ndodhet në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat