Në Budakovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët

Lajme

Në Budakovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 16:32

Në fshatin Budakovë të komunës së Suharekës u përkujtuan sot 32 dëshmorët dhe 28 martirët e luftës së vitit 1998- 1999.

Ali Buzhala, ka qenë njëri ndër dëshmitarët e gjallë të betejës së 3 korrikut në fshatin Budakovë të komunës së Suharkës. Ai ende nuk e ka harruar atë ditë, pasi në krahët e tij mbylli sytë dëshmori I kombit , Kadri Kokollari.
Në këtë ditë të shënuar për budakovasit,familjarët e dëshmorëve,organizatat e dala nga lufta, miq, shokë të të rënëve, kanë përkujtuar sot 32 dëshmorët dhe 28 viktimat e luftës së viteve 1998- 1999, nga ky fshat. Ashtu si shumë fshatra të Kosovës edhe Budakova, dha për lirin e vendit djemt më të mirë, që pati. Veteranët e UÇK-së, shprehin falenderime për familjarët e dëshmorëve dhe krenohen me heroizmin e bijëve të tyre që, tani janë bërë frymëzim për të quar Kosovën përpara, pavarësisht kërcënimeve që ju vijnë nga Serbia.

Me shënimet e këtyre datave historike, ju tregohet brezave të rinjë se si erdhëm deri tek liria e popullit tonë, e sa sakrifica u deshën, që Kosova më në fund të jetë shtet, u tha në fjalimet e shumta të përvjetorit të dëshmorëve, të fshatit Budakovë të komunës së Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat