Të shtunën bëhet testimi i Alarmimit Publik në Prishtinë

Lajme

Të shtunën bëhet testimi i Alarmimit Publik në Prishtinë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 16:00

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të bëhet testimin e Sistemit të Alarmimit Publik të cilët do të zgjasin nga 60 sekonda.
Qëllimi i këtij testimi të alarmit publik do të bëhet për arsyeje se si duhet vepruar në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

“Ditën e shtunë, më 5 korrik, në ora 13:00, Komuna e Prishtinës do ta bëjë testimin e Sistemit të Alarmimit Publik, me qëllim të njoftimit të qytetarëve se si duhet vepruar në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Me këtë rast do të simulohet “Alarmimi në raste të fatkeqësive natyrore” , me kohëzgjatje prej 60 sekondave.
Pas alarmit të parë, pason edhe alarmi i dytë i njëtrajtshëm, në kohëzgjatje prej 60 sekondave, i cili do të sinjalizon përfundimin e testimit të sistemit të alarmimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat