Shpallet tenderi për “Kosovën e Re”

Lajme

Shpallet tenderi për “Kosovën e Re”

Më: 25 prill 2014 Në ora: 06:59

Tri kompanitë e parakualifikuara për projektin “Kosova e Re” gjatë javës së ardhshme do të pranojnë Kërkesën për Propozim dhe Marrëveshjet e Projektit.

Të dy këto dokumente që janë miratuar të enjten, nga Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) termocentralit “Kosova e Re”, janë bazë për ofertimin e kompanive për ndërtimin e një termocentrali prej 600 megavatësh.

Ky hap i KDP-së njihet edhe si shpallje te tenderit për këtë projekt, pas të cilit Qeveria pret ofertat nga kompanitë. Kompanitë që e kanë konfirmuar interesin për këtë projekt, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, janë: “Sithe Global”, “Contour Global” dhe “Park Holding”.

Këto kompani do të kenë edhe rreth 2 muaj kohë për komente apo pyetje shtesë rreth këtyre dokumenteve. E pas kësaj periudhe ministri Ismajli ka thënë se parashihet që t’iu jepet edhe rreth 45 ditë kohë për dorëzimin e ofertave, mbi bazën e të cilave do të përzgjidhet kompania që do të investojë në këtë projekt, shkruan “Koha Ditore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat