200 milionët e kufirit bllokojnë Kartonin e Gjelbër

Lajme

200 milionët e kufirit bllokojnë Kartonin e Gjelbër

Më: 25 prill 2014 Në ora: 06:57

Byroja Kosovare e Sigurimeve e cila udhëhiqet nga Gani Thaçi vëllai i kryeministrit të vendit, ndonëse në pozitën e zëvendës drejtorit, nuk ka njoftuar qytetarët se Kosova e ka të drejtën e pajisjes më kartonin e Gjelbër dhe nuk kanë nevojë të paguajnë sa herë që dalin jashtë shtetit përmes rrugëve tokësore.

Kështu që për një dekadë e gjysmë, kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë mbledhur të hyra më tepër se 200 milionë euro. Mosnjoftimi i qytetarëve për mundësinë e pajisjes me karton të gjelbër i ka mbushur kontot e kompanive të sigurimeve me miliona euro çdo vit.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë 14 vjetëve këto kompani kanë pas të hyra bruto diku rreth 13 milionë për çdo vit. Vetëm në vitin 2012, vlera e policave kufitare kap shumën prej 14.7 milionë eurosh. Gjatë vitit që e lëmë pas 2013 kompanitë kanë pasur të hyra prej 13,1 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat