Dardan Gashi: Zhbogar nuk bëri presion për Kishën

Lajme

Dardan Gashi: Zhbogar nuk bëri presion për Kishën

Më: 24 prill 2014 Në ora: 21:18

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka mohuar të ketë pasur presion nga përfaqësuesi special i BE-së Samuel Zhbogar, me të cilin është takuar sot për të diskutuar rreth verfikimit të Kishës Ortodokse në oborrin e Univeristetit të Prishtinës.

Sipas Gashit,pavarësisht ndjeshmërisë që mund të ketë kjo çështje, në takimin e sotëm të dy palët janë dakorduar që ligji duhet të jetë i njejtë për të gjithë.

“Nuk kam pasur presion nga z. Zhbogar, kemi diskutuar për këtë çështje e cila ka krijuar zhurmë gjithandej, dhe jemi dakorduar që të impelmentohet ligji për të gjithë njësoj”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Ndryshe, mediat sot kishin raportuar për një presion të mundshëm nga ana e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ndaj ministrit Gashi për të rishikuar deklarimet e tij rreth verifikimit të Kishës serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat