LDK: Shkollat në Prishtinë në gjendje të rëndë me papastërti

Lajme

LDK: Shkollat në Prishtinë në gjendje të rëndë me papastërti

Më: 24 prill 2014 Në ora: 15:57

Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Prishtinë alarmon që pastërtia në shkollat e Prishtinës është kah rritet. Ata në një reagim thonë që kjo është si pasojë e keq-qeverisjes së Vetëvendosjes.

Reagimi i plotë i LDK-së:

"Shumë shkolla dhe tetë institucione parashkollore të Komunës së Prishtinës janë në gjendje të rëndë për shkak të mos funksionimit të shërbimeve profesionale dhe higjienike:

Qeveria komunale po injoron kërkesat e dy grupeve sindikale për rritjen e pagave

b) Qeveria komunale do të duhej të negociojë me përfaqësuesit e SP të IP dhe me përfaqësuesit e SP të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë dhe të arrijë një marrëveshje, qoftë edhe të përkohshme deri në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje më afatgjatë sa i përket kërkesave të këtyre grupeve sindikale

c) Bllokimi edhe më tutje i shërbimit përkujdesës për grupmoshat 1-3 në IP të Prishtinës, shkakton çrregullime të mëdha të prindërit dhe të familjet e të punësuarve të të gjitha fushave. Shumë prej tyre s’kanë alternativë për përkujdesjen e fëmijëve të tyre.

E ftojmë kryetarin e komunës që të përmbushë premtimet e dhëna dhe të marrë masa për normalizimin e gjendjes në shkolla dhe në institucione parashkollore, dy nivele institucionale shumë të rëndësishme të shoqërisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat