Rezultatet e prodhimit te energjisë me te mirat nga paslufta

Lajme

Rezultatet e prodhimit te energjisë me te mirat nga paslufta

Më: 24 prill 2014 Në ora: 14:55

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave rreth furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve që po shkaktojnë konfuzion në publik dhe e vënë opinionin në lajthitje, KEK e sheh tq nevojshme tq sqaroi përsëri faktet rreth energjisë elektrike.

Sipas KEK-ut, përkundër sfidave të ndërlidhura me jetëgjatësinë e pajisjeve, performansa aktuale e KEK-ut, falë investimeve të duhura, menaxhimit efikas dhe përkushtimit të punëtorëve në tërë hallkat e veprimit, vazhdon te tejkalon caqet e planifikuara.

“Pas arritjes se rekordit historik ne prodhim gjate vitit 2013, trendi rritjes ka vazhduar edhe ketë vit. Ne periudhën 01 janar deri 31 mars 2014, disponueshmeria e prodhimit ne TCB ishte 100% ndërsa ajo ne TCA ishte mbi 120% ne krahasim me planin e prodhimit. Përndryshe, këto shifra do te ishin edhe me te mëdha po te mos kishim kërkesa për reduktim te kapaciteteve prodhuese ne periudha te caktuara kohore.
Për me tepër, ne ketë moment janë te gatshme për shfrytëzim rreth 13 milion ton qymyr, përderisa ne deponitë e termocentraleve janë te depozituara rreth 400,000 tone qymyr.
Gjate kësaj periudhe numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune e njësive te Kosovës A dhe B është përgjysmuar ne krahasim me vitet e kaluara.
KEK ne vazhdimësi është duke ndërmarr te gjitha veprimet për prodhim te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik, qe te mundësoi bartësit te licencës te ofroi një furnizim stabil.
Përndryshe, si rrjedhim i procesit te privatizimit, nga data 08 maj 2013, KEK nuk ka asnjë autorizim për furnizim te konsumatorëve fundor me energji elektrike. KEK i dërgon ne baza te rregullta informatat rreth orarit te disponueshmërise se blloqeve te Termocentraleve tek KEDS, qe është bartës i licencës se furnizuesit publik dhe menaxhon me import te energjisë dhe i cili ka obligim te përkujdeset për furnizim me energji elektrike te konsumatorëve”, thuhet në reagiomin e KEK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat