Lidhja e shkollave të Komunës së Prishtinës në rrjetin e internetit

Lajme

Lidhja e shkollave të Komunës së Prishtinës në rrjetin e internetit

Më: 24 prill 2014 Në ora: 11:11

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
dhe Agjensionin e Shoqërisë së Informacion, po bën lidhjen e internetit nëpër shkollat e Prishtinës.

“Nga mbledhja me drejtorët e shkollave, në fillim të këtij mandati qeverisës, u informuam se jo të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës, janë të lidhura në internet.
Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka bërë kërkesë për lidhjen e tyre në rrjet, kërkesë kjo që është mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në muajin prill ka filluar lidhja e 13 shkollave të Prishtinës në rrjetin e internetit, , dhe deri më sot ka përfunduar në tri prej tyre:
- Fshati Busi – shkolla “Isa Boletini”;
- Fshati Mramor – shkolla “Avni Rrustemi”;
- Fshati Llukar – shkolla “Ganimete Terbeshi””, thuhet nw komunikatën e Komunws sw prishtines.
Gjithashtu komuna ka lajmëruar se ekipet po punojnë në terren gjatë gjithë kohës, dhe gjatë ditëve në vijim presin që të përfundojë ky proces, me ç’rast të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës do të jenë të lidhura në internet.A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat