Klinika Emergjente përfiton donacion në vlerë rreth 35 mijë euro

Lajme

Klinika Emergjente përfiton donacion në vlerë rreth 35 mijë euro

Më: 24 prill 2014 Në ora: 09:35

Kompania për prodhimin e çimentos, Sharrcem dhe kompania Al-Trade në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, njofton mediat dhe publikun se nesër në ambientet e klinikës Emergjente do ta bëj dorëzimin e pajisjeve mjekësore në vlerë rreth 35 mijë euro.

Pajisjet që do t’i dorëzohen klinikës Emergjente shërbejnë për monitorimin, observimin dhe diagnostifikimin e të sëmurëve dhe të lënduarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat