UP-ja mban në punë dy profesorë - kryeshefa ekzekutivë

Lajme

UP-ja mban në punë dy profesorë - kryeshefa ekzekutivë

Më: 24 prill 2014 Në ora: 09:31

Dy kryeshefa ekzekutivë që drejtojnë institucione të rëndësishme publike dhe njëkohësisht janë profesorë në Universitetin e Prishtinës, del të jenë amnistuar nga vendimi i marrë gati një vit më parë, për ndërprerjen e njërës kontratë të punës të zgjedhur përmes konkursit publik – shkruan Koha Ditore.

UP-ja ka lejuar që ata të punojnë njëkohësisht edhe në UP edhe të jenë kryeshefa ekzekutivë.

Njëri është Murat Meha, kryeshef në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e tjetri është Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv në Postën e Kosovës. Ata kanë thënë se kanë bërë zgjidhje me UP-në.

Megjithëse ish-rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, pati thënë para gazetarëve, në tetor të vitit 2013, se “Meha është lejuar të punojë në Agjenci deri në fund të vitit 2013, për shkak të projekteve kadastrale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat