Nipi ia jep dajës tokën e shtetit

Lajme

Nipi ia jep dajës tokën e shtetit

Më: 24 prill 2014 Në ora: 08:12

Komuna e Drenasit ia ka dhënë në shfrytëzim dhjetëvjeçar pronën komunale kompanisë “Fer Petrol” për ndërtimin e një pike të shitjes së karburanteve. Krejt kjo dyshohet të jetë bërë në mënyrë jo të rregullt, për shkak të lidhjeve farefisnore me kryetarit të Komunës dhe pronarit të kompanisë. Ata janë nip e dajë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, e ka shpërblyer dajën e vet që ia “hijeshoi” qytetin për Vitin e Ri me bredhin më të shëmtuar në Kosovë – shkruan gazeta Tribuna.

Mehdi Gjoka, pronar i kompanisë “Fer Petrol” del të jetë më i privilegjuari në këtë komunë, pasi që e ka nipin kryetar. Ky i fundit, përveç tenderëve milionësh që ia ka besuar kësaj kompanie, në vitin 2004 ia ka dhënë edhe një parcelë publike për shfrytëzim.

Pronën në të cilën është ndërtuar një pompë e derivateve, Gjoka e ka futur nën menaxhim pa asnjë konkurrent. Kështu për dhjetë vjet ka fituar të drejtën e pronësisë mbi këtë parcelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat