Kërkohet kujdes më i madh në ditën e viktimave të trafikut

Lajme

Kërkohet kujdes më i madh në ditën e viktimave të trafikut

Më: 23 prill 2014 Në ora: 21:03

Në ditën e viktimave të trafikut rrugor, kërkohet kujdes më i shtuar nga ngasësit e veturave, e po ashtu edhe nga policia. Në ditën e viktimave të trafikut u bënë nderime dhe u vendosën kurora me lule në vendet ku humbën jetën të rinjtë Valon Asllanaj e Agnesa Gashi.

Ikja nga vendi i krimit shton irritimin e familjarëve, të cilët thonë se duhet shtuar patrullat e policisë. “Të gjithë kush kanë kompetenca le të veprojnë. Hyni nga lart qytetit dhe askund nuk sheh patrulla të policisë. Me kon mu ndalu këto aksidente përgjithmonë. Kur janë dy policë aty, e dy diku tjetër, dikush diçka sheh”, ka thënë një familjar i familjes Asllanaj.
“Për çudi këta dy njerëz kanë pësuar duke lëvizur nëpër zebra, duke respektuar sinjalistikën në vendet për këmbësor”, është shprehur qytetari Muhamet Krasniqi.
Ndërkohë, zyrtarë të policisë apelojnë te shoferët që të jenë më të kujdesshëm. “Nuk mund të jemi hija e çdo njeriu, nuk mund të jemi shofer në çdo veturë por nëse të gjithë jemi shofer të kujdesshëm të respektojmë rregullat atëherë do të kemi pak fatkeqësi”, ka thënë zyrtari i policisë, Sheremet Ahmeti.
Tremujori i fundit në vendin tonë rezulton me numër të shtuar të aksidenteve në trafik që përfunduan me fatalitet, andaj përkushtimi i gjithë pjesëmarrësve në trafik duhet të jetë i shtuar, u tha me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat