Vizita e një delegacioni nga Vizioni i Gruas i Partisë se Drejtësisë në Tiranë

Lajme

Vizita e një delegacioni nga Vizioni i Gruas i Partisë se Drejtësisë në Tiranë

Më: 23 prill 2014 Në ora: 12:53

Diten e djeshme, nje delegacion i Vizionit te Gruas se Partise se Drejtesise zhvilloi takime ne disa nga qendrat me te rendesishme kulturore ne Tirane. Pjese e ketij delegacioni ishin Dr. Rukije Mehmeti, kryetare e Vizionit te Gruas se PD-se; Brunilda Tafili, nenkryetare e Vizionit te Gruas se PD-se; Labinote Demi-Murtezi, anetare e kryesise se PD-se dhe drejtoreshe e Drejtorise se Shendetit dhe Mireqenies Sociale, ne komunen e Gjilanit dhe Dr. Selvete Shurdhani, kryetare e deges se Partise se Drejtesise ne Gjilan.

Takimi i pare u zhvillua ne Qendren Kulturore "Yunus Emre". Pas nje pritjeje miqesore, gjate bisedes u tha shume per punen qe po ben Partia e Drejtesise per te rritur rolin dhe per te cuar nivelin e gruas aty ku i takon ne shoqeri. Gjate takimit na u prezantuan disa nga ambientet e kesaj qendre, ku kultura dhe tradita turke ishte e prekshme.

Ne vijim te takimeve, ishte shoqata kulturore "Ardhmeria". Me nje spekter te gjere aktivitetesh dikur vetem per studentet, tani ne saje te dy shoqatave qe rrjedhin prej saj, "Nur" dhe "Faktor", qe nga femijet e deri ne mosha te medha, iu japin mundesi qe te perfitojne nga mundesite e kesaj shoqate. Pjese e stafit prites ishte edhe prof. Sabahudin Jashari. I cili jo vetem na pergezoi per punen e bere nga kryetari i PD-se, dr. Ferid Agani, por u shpreh se intelektuale te ketij niveli i duhen edhe kastes politike ne Shqiperi. Nder te tjera, u shpreh gatishmeria per te qene pjese e aktiviteteve te perbashketa.

Takimi i radhes ishte ne shoqaten kulturore "Gruaja", e vene e gjitha ne sherbim te femres shqiptare, na ofroi mundesine per t'u bere bashkepuntore ne aktivitetet e saj e nje nder to, kontributi ne revisten "Familja". Te impresionuara nga fjalimi i zonjes Labinote Demi-Murtezi, ajo u ftua ne emisionin "Mozaik jetesor", live ne Radio Kontakt.

Nje tjeter takim i rendesishem ishte prane Institutit Shqiptar te Mendimit dhe Qyteterimit Islam (AIITC), ku u pritem ne menyre zyrtare nga nje pjese e bordit drejtues. Nje Institut qe ka dhene dhe po jep shume per historine dhe kulturen islame shqiptare. Ne muret e ketij Instituti, nder fotot e disa prej aktiviteteve, ishte edhe ceremonia e ndarjes se "Çmimi AIITC 2009" per librin me te mire, te cilin e mori njeri nga anetaret e kryesise se Partise se Drejtesise, ztr Avni Tafili. Fakti qe emra nga Partia jone, jane te njohur dhe njihen nder troje, na beri te ndiheshim krenare. Ne saje te ketij takimi u thellua edhe bashkepunimi i metejshem.

Ne kuader te takimeve zyrtare, beme nje takim edhe ne Komunitetin Musliman Shqiptar. Ne mungese se kryetares, u njoftuam ne menyre siperfaqesore per disa nga aktivitetet e kesaj zyre.

Nje investim dinjitoz e konsideruam kopshtin "Lodrojme", i cili me stafin e tij dhe ambientet atraktive, na bindi edhe me shume per shtimin e ambienteve te tilla edhe ne Kosove. Ne kete takim, shfrytezuam rastin qe per nder te Dites se Librit, t'i dhuronim biblotekes se ketij kopshti, rreth 30 libra.

Shpresojme qe dobia e ketyre takimeve te jape frytet e veta ne nje te ardhme sa me te afert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat