Serbët sërish futen përçarje në mes shqiptarëve, kësaj radhe këngëtari Coliç

Lajme

Serbët sërish futen përçarje në mes shqiptarëve, kësaj radhe këngëtari Coliç

Nga: Hava Orana Më: 23 prill 2014 Në ora: 10:58

Këngëtari serb Zdravko Coliç u paraqit në Tiranë, madje edhe u prit si mbret. Por jo vetëm kjo, në Tiranë u hap një bar-kafe me emrin e këngetarit serb. Në këtë mënyrë paraqitja e këngëtarit Coliç ka nxit shumë urrejtje ndërmjet shqiptarëve, madje shumë artistë shqiptarë kanë heq dorë nga spektakli ‘Kënga Ime’.
Më së shumti pjesëmarrjen e këngëtarit serb e kanë ‘dënuar’ mediat në Kosovë, që janë ndier më të fyer nga ky gjest i organizatorëve të këtij spektakëli. Sikur Zdravko Coliq ashtu edhe Goran Bregovic që vizituan Tiranën, njihen si antishqiptar sepse në shumë tekste e deklaratat e tyre fyen shqiptarët e Kosova me fjalë herë “siptari” e herë “Kosovo je Serbija (Kosova është Serbi).

Po thuajse nuk mbeti kush e pa komentuar pjesmarrjen e këtij këngëtari serb në Tiranë.

Edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli ka reaguar pas komenteve të shumta për pjesëmarrjen e këngëtarit serb në Tiranë. Sipas tij nuk është hiq më pak fyese edhe përdorimi i prodhimeve ushqimore serbe, sikurse ‘Plazma keksa’.

“Nuk është as patriotizëm, as atdhedashtuni, nëse gjysma që qarten para televizorit pse po këndon Zdravko Čolić në Tiranë, janë tuj i ngjye Pllazma keksat n'çaj në ato momente. Importi prej Serbisë asht njajtë sa 50% e krejt buxhetit të Kosovës. B.... please”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Coliç pas pjesëmarrjes në Tiranë në disa intervista që kishte dhënë në Serbi kishte deklaruar se është pritur si mbret, madje gjatë kohës sa ka qëndruar në Shqipëri me mijëra femra kanë vrapuar drejtë tij për tu fotografuar me të. Ai thotë madje se ka në plan të organizoj edhe një koncert në Tiranë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat