Fushata me “Trepçën”

Lajme

Fushata me “Trepçën”

Më: 23 prill 2014 Në ora: 07:02

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, po bën fushatë parazgjedhore me “Trepçën”.

Por, ministri Fadil Ismajli ka thënë se “Trepçën” e ka vizituar edhe kryeministri Thaçi, edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas deputetit të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, jo veç AKR-ja po bën fushatë me “Trepçën”.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i ka miratuar amendamentet e Ligjit për ndërmarrje publike që i hapin rrugë Qeverisë që ta shtetëzojë “Trepçën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat