Prezantohet analiza e përbërjes gjinore të trupit menaxhues të zgjedhjeve

Lajme

Prezantohet analiza e përbërjes gjinore të trupit menaxhues të zgjedhjeve

Më: 23 prill 2014 Në ora: 06:47

Drejtorja e zyres për Demokratizim dhe Qeversje pranë USAID-it Tanja Urkueta së bashku me znj. Valdete Daka, Kryesuese e Komisionit Qendror Zgjedhor marrin pjesë në tryezën e rrumbullatët që do të mbahet sot lidhur me analizen e përbërjes gjinore të trupit menaxhues të zgjedhjeve.

Qëllimi i këtij diskutimi është prezentimi I të gjeturave nga një analizë gjinore mbi përfaqësimin e gruas në trupin menaxhues të zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve komunale të vitit 2013, si dhe diskutumi i rëndësis së përcaktimit të një përfaqësimi më të lartë të grave në trupat menaxhues zgjedhor në zgjedhjet e ardhme parlamentare.

Analiza prezanton të dhëna të thukshme mbi përfaqësimin e gruas në komisionet zgjedhore komunale, stafit dhe menxhuesve nëpër qendra zgjedhore të paraqitura nga komunat, entitetet me përkatësi politike si dhe ato menaxhuese ose operacionale.

Tryeza e rrumbullakët është organizuar nga IFES dhe Demokracia në Veprim me përkrahje nga USAID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat