Fillon shpalosja e adresave zyrtare

Lajme

Fillon shpalosja e adresave zyrtare

Më: 23 prill 2014 Në ora: 06:46

Agjencia Kadastrale e Kosovës, Qeveria Norvegjeze, Zyra e BE-së në Kosovë kanë ndihmuar në krijimin e një sistemi modern të adresave në Kosovë.

Komunat të cilat të parat kanë përfunduar me emrimin e rrugëve kanë përfituar edhe donacione për prodhimin e shenjave të emrave të rrugëve dhe të numrave të hyrjeve të objekteve.

Komuna e Shtimes, e para që ka kompletuar shenjat e adresave dhe e para që ka pajisur secilin qytetarë me adresë zyrtare, është përfituese e ndihmës financiare nga Qeveria Norvegjeze për vendosjen e shenjave me emrat e rrugëve dhe numrat e hyrjeve të objekteve.

Me këtë rast sot në Shtime në mënyrë solemne do të bëhet përurimi dhe shpalosja e shenjave me emrat e rrugeve dhe numrat e objekteve.

Ky përurim do të mbahet sot në Sheshin “Ahmet Shtimja”, Komuna Shtime,me fillim prej orës 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat