Trendi i rrezikshëm seksual gjithnjë më i pranishëm te të rinjtë

Lajme

Trendi i rrezikshëm seksual gjithnjë më i pranishëm te të rinjtë

Më: 22 prill 2014 Në ora: 22:22

Të rinjtë gjithnjë e më herët bëjnë marrëdhënie seksuale dhe duket se këto marrëdhënie i shikojnë shumë më ndryshe se sa më herët. Gjeneratat janë bërë gjithnjë e më të lira lidhur me shumë çështje e dhe me marrëdhëniet seksuale. Ajo që brengos është se të rinjtë gjithnjë e më herët bëjnë marrëdhënie jo të domosdoshme.
Edhe për shumëkënd është e lidhur ndjenja e dashurisë dhe e afrisë me termin e marrëdhënieve seksuale, ka shumë të rinj që mendojnë se këto dy gjëra mund të ndahen dhe se është gjithnjë e më e popullarizuar në shoqëri të kesh shokë me privilegje.
Se seksualiteti sot trajtohet në mënyrë tjetër, këtë e pohon edhe psikologu nga Kroacia Tanja Staniq
Ajo thotë se të rinjtë tani fillojnë marrëdhënieve seksuale shumë herë dhe për shkaqe të gabueshme.
"Këto marrëdhënie përfundojnë ashtu që vajzat dalin nga to të zhgënjyera e të lënduara, e trendet si selfie, belfie e të fotove të tjera të qarta që arrijnë në rrjetet socialë, janë shumë të rrezikshëm dhe ato do të lënë pasoja të mëdha te të rinjtë“, konsideron Staniq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat