Përplasje institucionesh, ujësjellësi “Prishtina”: Uji është i pijshëm, mos i besoni IKSHP-së!

Lajme

Përplasje institucionesh, ujësjellësi “Prishtina”: Uji është i pijshëm, mos i besoni IKSHP-së!

Më: 22 prill 2014 Në ora: 20:47

KUR "Prishtina"-sh.a., reagon fuqishëm ndaj deklaratës së fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, “se kinse uji i Batllavës nuk është i pijshëm, pasi qe sipas tyre analizat tregojnë që ka sasi të turbullirës së ujit”.
Sipas një komunikatë të Ujësjellësit “Prishtina” sqaron të gjithë qytetarët se furnizohen qoftë nga liqeni i Batllavës, qoftë nga ai i Badocit, se ashtu si gjithmonë e më shumë intensitet dje dhe sot, janë bërë analizat në laboratorin qendror të KUR "Prishtina".
“Rezultatet e analizave të bëra më se fundmi sot , tregojnë shumë qartë se uji i Batllavës është i përshtatshëm për pije dhe brenda standardeve qe i lejon Udhëzimi Administrativ nr. 16/2012 për Cilësinë e ujit për konsum njerëzore. Për shkak të shfaqjes se turbullirës në liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci, që para 2 dite, ne e kemi zvogëluar prodhimin e ujit vetëm e vetëm që të ruajmë cilësinë, të cilën jemi duke e monitoruar në gjendje të jashtëzakonshme pothuajse 24 h pa ndërprerë”, thuhet në reagim.
Sipas “Prishtinës”, turbullira ditën e djeshme, qe edhe kur janë bërë analizat nga IKSHP, kanë qenë shumë momentale dhe atë si pasojë e reduktimeve të gjata të ujit ditën e djeshme, për shkak të zvogëlimit të prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat