Kush mund të përballet me kryebandat në Kosovë

Lajme

Kush mund të përballet me kryebandat në Kosovë

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 22 prill 2014 Në ora: 18:12

E nderuara Alma Lama,

Hyrjet në politikë, qofshin individuale apo grupore, janë të qeta ose të bujshme. Ardhja, angazhimi juaj në politikë, i përket kësaj të fundit. Një vajzë e re, tek e cila janë gërshetuar harmonishëm bukuria fizike me dhuntinë intelektuale, nuk mund të kalonte heshturazi, kur rreshtimi politik në PDK-e, në hullinë e gjarpërinjve, ishte shëmti e skajshme.

Qysh në fillim të luftës, por, sidomos me krijimin e "Qeverisë të Përkohshme të Kosovës", u pa qartazi se bandat po konsolidoheshin në një kryebandë, e cila do t` i bënte gjëmën Kosovës. Etja për pushtet, pasuri dhe lavdi, do ta përçante kryebandën, për t`u ndarë e krijuar parti, kapobanda të tjera. Por, pavarësisht rivalitetit të tyre, krimi, tashmë, i bërë karshi popullit të Kosovës, i bashkon, siç është rasti i votimit të ligjit për veteranët e luftës ose, thënë ndryshe, përjashtimi i FARK-ut, i cili, realisht, e bëri luftën; si dhe rreshtimi kundër Tribunalit, Gjykatës Speciale, për krimet makabre, të ndodhura në Kosovë, përgjatë dhe pas luftës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat