Uji i papijshëm në Prishtinë!

Lajme

Uji i papijshëm në Prishtinë!

Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKP), rekomandon që të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në stabilizim e turbullirës. Kjo sipas tyre, për shkak të kompromitimit të cilësisë së ujit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandimi i tyre bazohet në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra të hënën, të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Parametri fizik, turbullira rezulton me vlera lehtësisht të shtuara në zonat selektive - zona e furnizimit nga sistemi i Batllavës.

“Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja”, thuhet në njoftimin IKSHP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat