Thaçi: PDK nesër voton pro Tribunalit

Lajme

Thaçi: PDK nesër voton pro Tribunalit

Më: 22 prill 2014 Në ora: 16:37

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur unanimisht që nesër në Kuvendin e Kosovës të votoj për tranzicionin e misionit për sundimin e EULEX-it, si dhe themelimit të Tribunalit.
Këtë vendim e ka marr kryesia dhe grupi Parlamentar i PDK-së, në një mbledhje që ka mbajtur sot pasdite.
Pas kësaj mbledhje, kryetari i PDK-së, njëherit kryeministër i vendit, Hashim Thaçi tha se ata kanë marr qëndrim unanim që nesër të votohet pro letërkëmbimit të presidentes me baroneshën Ashton që lidhet me tranzicionin e EULEX-it, dhe formimit të gjykatës së veçantë.

Kryeministri Thaçi nuk ka treguar nëse ndonjë deputet i partisë së tij i ka thënë se nuk do ta përkrah themelimin e kësaj gjykate.

Ndërsa, rreth mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit pas miratimit të këtyre çështjeve, siç ka paralajmëruar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kryeministri Thaçi tha se për këtë vendo mazhoranca.

Ndërsa, nesër Kuvendi do të ketë seancë plenare në të cilën do të vendos lidhur me EULEX-in dhe themelimin e Tribunalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat