FSK-ja mbjellin fidanë në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Lajme

FSK-ja mbjellin fidanë në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Më: 22 prill 2014 Në ora: 16:21

Me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot FSK-ja organizoi aktivitete të ndryshme ambientale në hapësirat e kazermave të FSK-së, me mbjelljen e drunjve dekorativ, pishave dhe luleve.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, simbolikisht mbolli fidanin e parë.
“Kujdesi për mjedisin është përgjegjësia e përbashkët”, ka thënë Kastrati.
Sipas tij, “mbjellja e pemëve, drunjve dekorativ, pishave dhe luleve, është një nga mënyrat më të mira për ta bërë më të mirë dhe më cilësor ambientin e punës”.

Ky aksion është mbajtur në të gjitha kazermat e FSK-së.
Aksionin e mbjelljes së fidanëve e kanë ndihmuar edhe pjesëtarë të NLAT-it, (Njësia Ndërlidhëse e NATO-s)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat