KWG: Do t’ua kthejmë hakun serbëve

Lajme

KWG: Do t’ua kthejmë hakun serbëve

Nga: Intervistoi: Havë ORANA Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:49

Grupi i hakerëve shqiptarë të quajtuar Kosova Warriors Group deri më tani ka arritur të sulmojë 12.125 faqe, prej tyre 1.121 faqe serbe. Disa nga sulmet më të mëdha që ka bërë KWG, ka qenë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, Muzeut të Republikës së Serbisë, Faqes së Policisë së Bosnjës, dhe fakulteteve të ndryshme në Beograd e më gjerë. Grupi KWG i themeluar në qershor të vitit 2012 tashmë është i njohur në tërë Ballkanin dhe duket sikur ka futur frikën tek gjithë armiqtë e popullit shqiptar. Të paktën ky edhe është qëllim i i tyre, siç thonë ata në një intervistë të shkurtër për ‘Bota sot’. Ata fillimisht thonë që janë një grup të rinjsh të cilët nuk kanë financim nga askush, dhe me gjithë vështirësitë që kanë, po mundohen t’i shërbejmë atdheut. Ata në të njëjtën kohë mbrojnë edhe faqet shqiptare, si atë të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe univeristet e ndryshme, pavarësisht që nuk kanë të ardhura nga to.

Për çfarë arsye 'hackoni' faqe interneti?

KWG - Ka shumë arsye se pse sulmojmë faqe interneti, për shembull nëse ti del në botën reale të kërkosh diçka askush nuk të dëgjon, por nëse ti proteston në botën virtuale, ajo përhapet kudo. Ne kryesisht sulmojmë ato faqe të cilat nuk e kanë pranuar si shtet republikën e Kosovës, pra kryesisht faqet serbe apo greke. Arsyet e këtyre sulmeve siç dihen janë provokimet që vijnë nga hakerat serbë, të cilët fyejnë dhe njollosin kombin tonë. Po ashtu siç e dimë të gjithë në faqet e Ministrive të Serbisë ku përafërsisht rreth 90 përqind e faqeve serbe, në hartat e tyre e marrin Kosovën si territor të tyre, kështu vjen reagimi ynë, ndaj serbeve apo grekëve.
Deri me tani sa faqe keni 'hackuar' dhe a mund t’i përmendeni disa prej tyre?

KWG u krijua në qershor të vitit 2012, dhe që nga ajo datë Kosova Warriors Group, ka arritur rreth 12,125 ueb-faqe ku prej tyre janë rreth 1,121 ueb-faqe serbe. Disa nga sulmet më të mëdha që ka bërë KWG, ka qenë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, Muzeut të Republikës së Serbisë, Faqes së Policisë së Bosnjës, dhe fakulteteve të ndryshme në Beograd e më gjerë.

Po faqet shqiptare a i mbroni?

Natyrisht që mbrojmë kombin tonë, pavarësisht që nuk kemi asnjë të ardhur nga mbrojtja e faqeve të kombit tonë, prapë se prapë ne ndihemi krenarë për punën tonë që bëjmë. Disa nga faqet e mbrojtura që kemi bërë kanë qenë Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Universitete të ndryshme në Kosovë si Kolegji Universum e shumë faqe të tjera.

A mendoni se mënyra si ju veproni është mënyrë e mirë për tu hakmarrë ndaj armiqve të popullit shqiptar?

Normalisht që po është një ndër mënyrat se si ne mund t’ja kthejmë hakun serbëve, ndoshta disa mund të mendojnë se hakersat janë kriminel që vjedhin, por hakerat ndahen të mirë dhe ata të këqij, ata që vjedhin për interesa të tyre personale, kurse ata qe sulmojnë në mënyrë proteste, ku i shprehin pakënaqësitë e tyre, sikurse organizata Anonymous, e cila sulmon faqet Amerikane kundër përgjimeve të NSA's apo kundër Izraelit e kështu me radhë.

Nga faqet që ata kanë sulmuar deri më tani janë edhe ato, si ajo e Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë dhe faqen e Byros Mjeko Ligjore në Maqedoni. Shkaku këtij veprimi të hakerëve shqiptarë ishte vënia e taksave për shqiptarët e Kosovës nga shteti i Maqedonisë.

Po ashtu KWG ka vazhduar me një sulm kibernetik ndaj Ueb-faqeve serbe, kryesisht kane sulmuar Fakultetin e Inxhinirisë Mekanike në NIS, pra në Serbi, dhe disa ueb-faqe të fakulteteve në NIS. Mandej kanë sulmuar edhe faqen e Qendrës për Politikë të Jashtme në Serbi.

Po ashtu, KWG, ka vendosur një sulm ndaj Akademisë së futbollit serb, duke vendosur një mesazh shumë të qartë në ueb-faqen serbe. Ndryshe, KWG si grup shqiptar renditet si i treti nga ato grupet më të mëdha me sulme Kibernetike ndaj Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat