​Ndalet mbushja e Badovcit nga Ujmani

Lajme

​Ndalet mbushja e Badovcit nga Ujmani

Më: 21 prill 2014 Në ora: 20:50

​Për një periudhë 24 orësh është ndalur mbushja e liqenit të Badovcit nga ai i Ujëmanit nëpërmjet kanalit të Ibër-Lepencit. Krejt kjo ka ndodhur shkaku i turbullirave që kanë sjellë reshjet e mëdha dy ditët e fundit.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc”, Hajdar Beqa,se mbushja nuk është ndalur për asnjë arsye tjetër, pos turbullirave që sipas tij janë krijuar në liqenin e Badovcit.

Por ai thotë se nesër në mëngjes, do të mbahet një mbledhje ku do të vendoset se si do të vazhdohet më tutje, por Beqa bënë të ditur se shumë shpejt do të filloj mbushja.

“Nga nesër ose pasnesër prapë krijohen kushtet në kanal për të prurë ujë cilësorë dhe të pastër”, ka thënë ai.

E mbushja e liqenit të Badovcit do të vazhdojë deri në qershor, për të rinisur pastaj vetëm në baza të reshjeve.

“Deri në qershor e kemi të paraparë që të vazhdojmë me mbushjen, ndërsa nëse vazhdojnë reshjet atëherë do ta shqyrtojmë edhe njëherë. Pra në qershor e shohim edhe njëherë situatën”, ka thënë Beqa.

E vendosja dhe përurimi pompoz i gypit u bë më 16 mars nga kryeministri Hashim Thaçi e drejtori i Ujësjellësit rajonal “Prishtina” , Gjelosh Vata.

Që nga 16 marsi, Ujësjellësi vazhdimisht i ka bërë analiza laboratorike këtij uji të cilat sipas Gjelosh Vatës kanë dal të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat