Lumi Sitnica rrezikon disa pjesë të Mitrovicës

Lajme

Lumi Sitnica rrezikon disa pjesë të Mitrovicës

Më: 21 prill 2014 Në ora: 14:29

Pas stabilizimit të gjendjes në shumë komuna nga reshjet e mëdha atmosferike të ditëve të fundit, qyteti i Mitrovicës tek tash është duke u përballur me vërshime të ujit, pasi që është rritur jashtëzakonisht shumë nivelit i ujit në lumin Sitnica.
Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, në një prononcim për portalin Veriu.info ka bërë të ditur se lagja “2 Korriku” është e rrezikuar nga rritja e madhe e nivelit të lumit Sitnica.

“Ne kemi evakuuar një familje në këtë pjesë. Gjendje shqetësuese është edhe në afërsi të lagjes Bair, më saktësisht afër tunelit, ku nivelit i Sitnicës i ka prek shumë biznese dhe një shtëpi. Ndërsa, bahçet që kanë qenë në atë pjesë janë përmbytur nga uji i dalë prej rrjedhës së tij në lumin Sitnica”, ka treguar Kamberi.

Ai bërë të ditur se komuna ka marrë të gjitha masat, sa i përket veprimeve që janë në kompetencë të saj dhe është zotuar se komuna do t’iu dalë në ndihmë të gjitha familjeve që eventualisht mund të evakuohen, duke iu siguruar strehim dhe ushqim.

Nga gjendja në terren, shihet që nëse lumi Sitnica vazhdon të dalë nga shtrati me këtë ritëm, atëherë është rrezik të përmbyten nga uji shumë shtëpi dhe objekte, që gjenden në këtë pjesë të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat