Kandidati për President të Maqedonisë, Pendarovski të mërkurën në Prishtinë

Lajme

Kandidati për President të Maqedonisë, Pendarovski të mërkurën në Prishtinë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 12:29

Kandidati për President të Maqedonise, Stevo Pendarovski do të vizitoj Prishtinën, vetëm 4 ditë para garës së balotazhit që do të përcaktojë nëse ai apo Gerogi Ivanov do të jetë president i Maqedonisë në mandatin e ardhshëm. Pendaroski do të jetë mysafir-ligjërues në lëndën Politika e Jashtme tek profesor Nexhmedin Spahiu në Kolegjin Universitar AAB në Prishtinë, ku do të flasë për Politikën e Maqedonisë.
Përndryshe Pendarovski ka qenë edhe para 10 viteve mysafir i profesor Spahiut, por atëherë në Universitetin publik të Prishtinës.
Pendarovski në raundin e parë ka dalë me më pak vota nga presidenti aktual Georgi Ivanov, por në balotazh pritet që ai t'i marrë votat e shqiptarëve dhe ta mund Ivanovin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat