Pas Arifajt, edhe dy emra nga shoqëria civile në PDK

Lajme

Pas Arifajt, edhe dy emra nga shoqëria civile në PDK

Më: 20 prill 2014 Në ora: 20:48

Ardian Arifaj nuk do të jetë i vetmi njëri nga shoqëria civile që do të aderojë në ekipin e Hashim Thaçit, në Partinë Demokratike të Kosovës.
Janë disa emra nga shoqëria civile që do t’i bashkohen PDK-së. E me ardhjen e Ardianit, vetëm se ka nisur kjo. Burime të reporteri.net bëjnë me dije se në ditët në vazhdim do të prezantohen edhe dy personalitete të shoqërisë civile, reporteri.

“Një nga ta është një personalitet që ka avokuar shumë për çështjet e grave. Ndërsa personaliteti tjetër një aktivist i njohur i shoqërisë civile në Kosovë”, ka thënë një zyrtar i PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat