VV uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Lajme

VV uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Më: 20 prill 2014 Në ora: 17:50

Lëvizja Vetëvendosje ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Pashkëve, ditën e ringjalljes së Krishtit. Le t'i gjejë të bashkuar ky urim të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në këtë ditë të dashurisë e harmonisë me njëri-tjetrin.

Dita e pashkës na sjell në mendje porosinë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe dhënien e ndihmës për ata që e kanë nevojë, thuhet në urimin e Vetëvendosjes.

Plot familje përballen me vështirësi për fëmijët e tyre e për jetën e përditshme, plot të tjera u gjenden të përmbytura këto ditë nga vërshimet, i qëndrojmë pranë atyre dhe thërrasim për mbështetje e ndihmë.
Bashkë me mbështetjen për më të dobëtin në ditën e Pashkës nuk duhet të harrojmë se çdo veprim duhet bërë në respekt të njeriut e drejtësi për të gjithë.
Gëzuar Pashkën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat