Pas vërshimeve, gjendja në fshatrat e Vushtrrisë është dukshëm më e mirë

Lajme

Pas vërshimeve, gjendja në fshatrat e Vushtrrisë është dukshëm më e mirë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 11:53

Shtabi i gatishmërisë emergjente komunale në Vushtrri në vazhdimësi është duke e mbikëqyrur gjendjen nga vërshimet. Sot në orët e mëngjesit është inspektuar i tërë territorit, gjersa në lokacionet ku ka pasur mundësi është intervenuar në sanimin e gjendjes.
“Në fshatin Stanoc dy familje janë evokuar nga shtëpitë e tyre. Për dallim nga nata e mbrëmshme, ku përrockat e fshatrave kanë vërshuar dhe bllokuar rrugë, sot gjendja në këto momente është dukshëm më e mirë si në fshatin Studime, Samadrexhë, Vernicë etj. Brengosëse është rritja e vazhdueshme e lumit Silnica dhe Llapit, të cilat edhe kanë vërshuar qindra hektarë tokë bujqësore, e madje në fshatin Mihaliq, Silnica ka dalur edhe në vet rrugën që lidh banorët e fshatrave të Artakollit.
Shirat e mëdha dhe uji i grumbulluar kanë hyrë edhe në katër shtëpi në të hyrë të fshatit Prelluzhë dhe këtyre familjeve u është vështirësuar qarkullimi. Ekipet emergjente komunale kanë porositur ekipet me mekanizëm adekuat për sanimin e kësaj gjendje në Prelluzhë dhe Samadrexhë.
Shtabi i gatishmërisë emergjente për shkak të sigurisë dhe rrezikshmërisë ka bllokuar rrugën mbi urën në lumin Silnica në Pestovë. Ekipet emergjente komunale, të drejtuara nga Nezir Klinaku, drejtor në Drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë 24 orë në gjendje gatishmërie, duke përfshirë edhe kompanitë e angazhuara”, thuhet në kumtesën e Komunës së Vushtrrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat