Heqja e klasës së 13-të rrezikon mësimdhënësit

Lajme

Heqja e klasës së 13-të rrezikon mësimdhënësit

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:53

Me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, parashihet që klasa e 13-të do të hiqet nga viti i ardhshëm shkollor. Por, heqja e klasës së trembëdhjetë rrezikon që shumë mësimdhënës t’i humbasin vendet e punës. Kjo do të jetë një sfidë për drejtoritë komunale të arsimit, pasi Ministria e Arsimit thotë se u mbetet atyre të gjejnë mënyrën e sistemimit të mësimdhënësve që do të mbesin pa norma.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit patën thënë se vendimi nuk ka të bëjë me kurrfarë dështimi, por është parë më e arsyeshme që shkolla e mesme të përfundojë me klasën e 12-të. Edhe për ekspertë të arsimit klasë e 13-të ka qenë e tepërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat