Vërshime në Prishtinë, Shpend Ahmeti tregon arsyet (FOTO)

Lajme

Vërshime në Prishtinë, Shpend Ahmeti tregon arsyet (FOTO)

Më: 19 prill 2014 Në ora: 18:04

Ndërtimet e shumta dhe zaptimet që kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, kanë vështirësuar edhe më tepër situatën në të cilën gjendet sot Prishtina e vërshuar nga të reshurat. Ndërtimet e shumta dhe zaptimet që kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, kanë vështirësuar edhe më tepër situatën në të cilën gjendet sot Prishtina e vërshuar nga të reshurat.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një mbledhje që kishte thirrur sot pasdite, ku ka thënë se shtretërit e lumenjve në Komunën e Prishtinës janë lëvizë me ndërtime të shumta dhe me zaptime,që sipas tij pothuajse në të gjitha pikat e krizës ku ka problem, është në afërsi të pikës ku ka edhe uzurpim të pronës.

Ndërsa i pari i Prishtinës, ka bërë të ditur edhe për ngritjen e shkallës së gatishmërisë emergjente në nivel komune, e cila është edhe shkalla më e lartë e gatishmërisë.

Ahmeti ka mbledhur në takim sot, të gjithë përfaqësuesit e organeve kompetente për ndërhyrje në raste të tilla, të raportojnë dhe të bëjnë plane dhe përgatitje se s i do të veprohen në ditët në vijim.

Gjithashtu ka ftuar edhe kompani të ndryshme pastrimi, që siç tha ai të gjitha janë në gatishmëri të bashkëpunojnë.

Tashmë ata kanë konstatuar se nuk ka rrezik për jetën e njerëzve, veçse janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Ne si komunë , unë si kryetar, kemi marrë vendim që në përputhshmëri me ligjin për vetëqeverisje lokale, po ngrisim shkallën e gatishmërisë emergjente në nivel komune, kjo është shkalla më e lartë që ne mund ta ngrisim si komunë, do të thotë që tashmë të gjitha institucionet komunale janë në nivel të gatishmërisë më të lartë për të vepruar dhe me këtë rast natyrisht i mobilizojmë të gjitha strukturat e mbrojtjes, sistemit, shpëtimit dhe shërbimeve tjera emergjente në koordinim me komitetin e krizave. Pas reshjeve tà « pandërprera gjatë 24 orëshit të fundit, në shumë pjesë të qytetit kemi vërshime të cilat i kanë dëmtuar një pjesë të pronës së qytetarëve”, ka thënë ai.

Ahmeti bëri të ditur, se vërshime të mëdha ka pasur në Llukarë, në Besi, në rrugën “Bajram Bahtiri”, në fshatin Makovc, Ramurë, Bërnicë, Prugoc, Vranjec, në lagjen e spitalit, Veterrnik, Emshir e Hajvali.

E siç tha ai, në Breznicë të epërme e të poshtme, si dhe në lagjen Fusha e Pajtimit, gjendja ka qenë më e rëndë, por ai bëri të ditur se nuk ka rrezik për jetë.

Ndërsa pas gjithë këtyre vërshimeve të ujit, Ahmeti ka bërë të ditur edhe se është ngritur niveli i mbushjes së Batllavës, për 4 metra.

“Gjatë 24 orëshit të fundit, ujësjellësi bënë të ditur se niveli i Batllavës është ngritur diku në 4 met ra, diku 25 centimetra në orë, Ilir apo... Ka pasur ndryshime, por me rëndësi është rritur në 4 metra edhe vazhdon të rritet..........7 milion metra kub ka qenë rezerva në Batllavë, tash vetëm në këto ditët e fundit është shtuar do të thotë është dyfishuar sasia e ujit, por më duhet ta theksoj që tash duhet të kemi kujdes për nga pastërtia e ujit sepse kur ka një rritje të tillë të nivelit të ujit ndodhë që mund të kemi turbulenca, lëvizjet e baltës mund të shkaktojnë ndotje të ujit”, ka thënë ai.

E përfaqësuesit e ujësjellësit thanë, se e mira është që do të ketë më shumë ujë gjatë verës

Ngritët shkalla emergjente, pas permbytjeve në Prishtinë
Vërshimet që kanë përfshirë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës, kanë shtyrë Komunën e Prishtinës të vendosin për ta ngritur shkallën emergjente.
Gjatë një takimi që është thirr për në orën pesë pasdite, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për shkallën emergjente e cila është krijuar në nivel të komunës që sipas tij është shkalla më e lartë e gatishmërisë.
Me këtë mënyrë, sipas Ahmetit tashmë komuna ka të drejtë të kontraktojë cilën do kompani për të intervenuar në raste të tilla.
Gjatë këtij takimi, Ahmeti ka lajmëruar se në Breznicë të Epërme dhe të poshtme, disa familje janë ngujuar si pasojë e vërshimeve. E në këto raste është dashur intervenimi edhe i komunës por edhe i Policisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë edhe thirre të të gjitha organeve relevante që për situata të tilla të raportojnë për 24 orëshin.
Po ashtu Ahmeti ka lajmëruar se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është rritur për katër metra.

Përmbytet Prishtina

Reshjet e shiut të cilat nuk po ndalën kohëve të fundit i kanë nxjerrë punë Komunës së Prishtinës. Edhe pse ky shi shumë i nevojshëm sot ka nisur të shkaktoj probleme. Fshatrat si Llukarë, Makovc, Mramor, Bërnicë, Keqekollë dhe Prugoc, janë përfshirë sot nga vërshimet, e në ndihmë u ka dalë komuna e Prishtinës bashkë me kryetarin e saj, Shpend Ahmeti.

Por jeta e njerëzve është shumë më e rëndësishme si çdo tjetër për kryetarin, Shpend Ahmeti.

“Prioritet i yni sot, janë shtëpitë dhe njerëzit ku janë të bllokuar njerëzit nga vërshimet, aty po intervenojmë, ku po rrezikohen shtëpitë dhe përmbytjet edhe më të mëdha aty po reagojmë, derisa përmbytjet e arave janë si prioritet me i ulët përderisa sigurohemi më parë për njerëzit që mos të na ndodhë ndonjë tragjedi”, ka treguar Ahmeti.

E për këtë kryetari Ahmeti ka kërkuar ndihmë edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Nuk do të pë rfundoj sot puna, sepse parashihet se edhe në ditët në vijim do të ketë reshje, do të jemi në gjendje gatishmërie, kemi kërkuar ndihmë dhe personalisht jam takuar sot edhe me ministrin e FSK-së, Agim Çekun ku kam kërkuar ndihmën e FSK-së dhe pastaj kam biseduar edhe me gjeneral lejtnant Kadri Kastrati, dhe ata më kanë thënë se FSK është në gjendje gatishmërie për çdo gjë që ka nevojë”, ka thënë Ahmeti.

E ende nuk dihen dëmet materiale të cilat janë shkaktuar nga këto vërshime.

“Sot këtu gjendemi në fshatin Makovc ku jemi detyruar që ta prishim një pjesë të rrugës në mënyrë që të krijojmë shtratin për lumin dhe do ti marrin të gjitha raportet, do të vlerësojmë aty ku është bërë sanimi, ku duhet të bëhen sanimet edhe në ditët në vijim, e më pastaj do të vlerësojmë edhe dëmin që mund të jete shkaktuar nga këto reshje”.

Në ndihmë të Komunës së Prishtinës janë dalë edhe zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, ndërsa kryetari Shpend Ahmeti ka lajmëruar se për qytetarët tashmë janë vënë në dispozicion edhe dy numra pa pagesë ku mund të lajmërohen. 038 245 666 dhe 245 777, janë numrat e qendrës së thirrjeve emergjente dhe sipas Ahmetit do të reagojnë sipas prioriteteve dhe nivelit të rrezikshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat