Kusari – Lila: Plani për zhvillim ekonomik ishte i AKR-së – e kopjuan

Lajme

Kusari – Lila: Plani për zhvillim ekonomik ishte i AKR-së – e kopjuan

Më: 19 prill 2014 Në ora: 08:19

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila, ka folur për programin e partisë së saj, rreth zhvillimit ekonomik.

Kështu, Kusari – Lila, që është edhe zv.presidente e AKR-së, ka thënë se programi i tyre në fillim është paragjykuar nga subjektet tjera, por që janë ato që sipas saj “kanë ardhur në përfundimin e dikurshëm të AKR-së”.

“Tema të ndryshme të cilat janë plasuar nga AKR-ja, shpeshherë janë gjykuar ose paragjykuar nga subjektet tjera - për të ardhë në përfundimin e njëjtë, se pa një shtet të zhvilluar ekonomikisht, pa themele të forta të shtetit në aspektin ekonomik nuk mund të kemi demokraci të fortë”, tha Kusari-Lila në emisionin “Debat” në RTK.

Sipas saj, vlerat që e karakterizojnë AKR-në, janë ato liberal-demokrate

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat