SITF nuk u jep llogari institucioneve të Kosovës

Lajme

SITF nuk u jep llogari institucioneve të Kosovës

Më: 19 prill 2014 Në ora: 08:03

Task-Forca Speciale Hetuese (SITF) do të jetë një super forcë. Ajo nuk do t’u japë asnjë llogari institucioneve të Kosovës, ndonëse do të jetë pjesë e tyre.
SITF-ja është themeluar më 2011 nga Këshilli i Bashkimit Evropian, me mandat për të hetuar, e nëse është e nevojshme edhe për të ndjekur penalisht individët për krimet e pretenduara në raportin e senatorit Dick Marty.

Ajo ka funksionuar në kuadër të EULEX-it. Mirëpo selinë e ka pasur jashtë Kosovës.

Mandati i kësaj trupe nuk është i ndërlidhur me atë të EULEX-it. Kjo i garantohet edhe me shkëmbimin e letrave që kanë bërë presidentja Atifete Jahjaga me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, derivat i të cilave do të jetë një ligj që krijon një gjykatë speciale për të trajtuar aktakuzat që mund t’i sponsorizojë SITF-ja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat