Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Azem Syla, kupolla e PDK-së para tribunalit!

Lajme

Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Azem Syla, kupolla e PDK-së para tribunalit!

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:12

Burime të sigurta brenda PDK-së bëjnë të ditur se me miratimin nga Kuvendi i Kosovës të gjykatës speciale, që do të merret përveç tjerash edhe me krimet e luftës, që pretendohet se janë kryer nën urdhra të disa ish drejtuesve të UÇK-së, i pari që do të gjendet në bankën e të akuzuarve është vetë kryeministri Hashim Thaçi, i cili sapo e ka përgatitur pakon ligjore, për vetë dorëzim në drejtësi.

Por, lista nuk përfundon me të, pas tij apo së bashku me të do të dalin kokat kryesore të PDK-së, si Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Azem Syla, bëjnë të ditur këto burime. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi,në mbledhjen e sotme e ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Ndërlidhen me Mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës.
Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në negociatat me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, kabineti qeveritar ka vlerësuar se është i domosdoshëm ndryshimi i ligjeve që kanë të bëjnë me kompetencat e EULEX-it, si dhe të bëhet transformimi i tyre te institucionet vendore. Projektligji i miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka për qëllim që të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e të gjitha ligjeve të cilat lidhen drejtpërdrejt me mision të BE-së në Kosovë.
Ligjet që do të amendamentohen janë: – Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; – Ligji mbi Kompetencat për Zgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Republikën e Kosovës; – Kodi Penal i Republikës së Kosovës; – Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës; – Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; – Ligjit për Departamentin e Mjekësisë Ligjore; – Ligji për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Kodi Doganor dhe të Akcizës të Republikës së Kosovës Ky projektligj përcakton qartë që të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit, do të udhëhiqen nga institucionet apo përfaqësuesit vendor. Kjo nënkupton që edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do ët udhëhiqet nga një prokuror vendor. Panelet e gjykimeve do të jenë të përbëra nga dy gjyqtarë vendorë dhe një nga EULEX-i, për të gjitha rastet që do t’i shqyrtojnë në Republikën e Kosovës.
Nga data 15 prill e këtij viti, nuk do të ketë raste, të cilat do t’i marrin prokurorët e EULEX-it pa autorizim të prokurorëve vendor, respektivisht Prokurorisë Speciale dhe Prokurorit të Shtetit. Gjithashtu është precizuar edhe emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it, që do të kalojë përmes një propozimi në Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe do të dekretohen nga presidentja e Republikës së Kosovës. Ky projektligj është marrëveshje e dyanshme, nuk është veprim i njëanshëm që po e bën Qeveria e Republikës së Kosovës, por është një pëlqim paraprak që është bërë nga institucionet e EULEX-it në Kosovë dhe BE./ Shqiptari.eu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat