Suspendohet Enkelejda Gjonbalaj

Lajme

Suspendohet Enkelejda Gjonbalaj

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:05

Drejtoresha e Barnatores Qëndrore, Enkelja Gjonbalaj është suspenduar sot nga menaxhmenti i QKUK-së.
Zyrtarja për informim e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar për Indeksonline se Gjonbalaj ka marrë një supsendim të përkohshëm nga puna me vendim të drejtorisë ekzekutive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Drejtoria e QKUK-së duke u bazuar në ligjin e punës ka marrë aktvendim për largimin e përkohshme nga puna të Enkeljda Gjonbalaj, shefës së Barnatores Qëndrore të QKUK-së”, ka thënë Qyqalla.

Ajo shtoi se, largimi është i përkohshisht deri në vendimin tjetër dhe se Gjonbalaj tani është e supseunduar me 50% të pagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat