Presion ish-asambleistes së VV-së?

Lajme

Presion ish-asambleistes së VV-së?

Më: 18 prill 2014 Në ora: 14:45

Arta Tahiri, asambleistja që dje iu bashkua radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dyshohet se këtë vendim e mori pas një sërë presionesh që i vinin nga kjo parti.

Sipas burime të Indeksonline, Komuna e Ferizajt e udhëhequr nga LDK-ja ua kishte komplikuar bashkëpunimin për projekte kompanisë së vëllezërve të ish-asambleistes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kompanisë që udhëhiqet nga vëllezërit e Artës, Komuna ia ka komplikuar bashkëpunimin edhe të mëhershëm me qëllim që ajo të kalon në Grupin e LDK-së. Asaj i ka bërë presione të shumta kjo parti edhe përmes familjes që të ndërroj subjektin politik”, ka bërë të ditur për Indeksonline një person i afërt me palët.

Indeksonline ka kontaktuar me Tahirin duke kërkuar prononcim lidhur me këtë çështje por ajo nuk ka dashur të përgjigjet.

“Nuk dua të përgjigjem në këto pyetje sepse janë të pavërteta. Të vërteten për aderimin tim në LDK e kam thënë dje me deklaratë zyrtare, nuk deklaroj më për këtë punë”, ka thënëTahiri.

LDK ia “ngatërron” pozitën Arta Tahirit
Në komunikatën zyrtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të lëshuar dje menjëherë pas aderimit tëTahirit në këtë parti, thuhet se kjo e fundit ka qenë përveç se asambleiste e VV-së edhe ish-udhëheqëse e Departamentit për Ideopolitika të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por e vërteta është se Arta Tahiri ka qenë Koordinatore e Sektorit për Burime Njerëzore në kuadër të Sekretariatit për Administratë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat